Me ndryshimet e fundit në qeveri, disa ditë më parë, Elisa Spiropali është emëruar nga kryeministri Rama, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Më parë ajo ka mbajtur një post të rëndësishëm si drejtore e Doganave (2013-2015).
Për shkak të angazhimit në Partine Socialiste, CV-ja e saj ka qenë e publikuar në faqen zyrtare të PS-së.
Por këto ditë jetëshkrimi i parë i Elisës është zhdukur dhe është zëvendësuar me një tjetër, ku ka ndryshme që nuk janë pa rëndësi.
Në CV-në e saj të “vjetër”, theksohen si momente të rëndësishme; shkollimi i saj jashtë Shqipërie dhe që është Kandidate për Doktore Shkencash (2017).
Në foton përbri jepet CV e zonjës Spiropali, e publikuar nga ajo vetë në faqen zyrtare të PS, e siguruar nga DITA.
Në CV-në e “re”, të ndryshuar orët e fundit është zhdukur fjalia ku thuhet se Spiropali është kandidate për doktorante.
Nuk e dimë konkretisht çfarë ka ndodhur me Elisën dhe pse ajo e ka zhdukur këtë detaj jo pak të rëndësishëm për jetëshkrimin e një zyrtari.
Në media, muajt e fundit janë publikuar raste të shumë politikanëve të cilët kanë kryer plagjiaturë me temat e doktoraturës.
Për këtë arsye edhe vetë mazhoranca ka bërë një projektligj për veting-un e individëve që kanë tituj shkencorë.
Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.
Kjo ka bërë që ministrja ende e padekretuar të heq dorë nga reklamimi i doktoraturës dhe në uebin e PS ka vendosur një tjetër CV?
Në të cilën nuk përmendet as fakti që është kandidate për Doktore Shkencash dhe as fakti që e ka marrë titullin ‘Doktor Shkencash’?
Çfarë ka ndodhur Elisa? Nuk ke arritur dot ta përfundosh, apo ke marrë një doktoraturë të vjedhur?
Në pritje të përgjigjes, Dita pyeti në Drejtorinë e Doganave për të na vendosur në dispozicion diplomën ose diplomat e Elisës e për ti krahasuar ato me CV-në e saj.
Çdo zyrtar i lartë e ka detyrim të paraqesë në zyrën e Burimeve Njerëzore të institucionit një sërë dokumentash, mes të cilave patjetër ato që kanë të bëjnë me shkollimin.
Përgjigja që morëm nga Doganat ishte vërtet befasuese. Që nga momenti që u emërua si Drejtore e Përgjithshme e deri sa u largua andej, Elisa nuk ka paraqitur diploma shkolle megjithë këmbënguljen e herëpashershme të zyrës së Burimeve Njerëzore.
Neglizhencë? Harresë? Apo ka diçka më shumë që duhet të dimë për CV e ministres së re, artikulimi i së cilës në fakt nuk i përgjigjet diplomimeve andej këtej nëpër botë që ka renditur në mënyrë pompoze në CV.
Gazetadita