November 22, 2024

LIVE/ Rama: Studentët na dhanë një shuplakë, u ktheva faqen tjetër

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS me protestën e studentëve. Rama tha se protesta e studentëve ishte një shuplakë për qeverinë.

Rama tha se kjo qeveri është mundësia e vetme për zgjidhjen e kërkesave të studentëve

“Uroj që të gjithë ju së bashku me të gjithë anëtarët e familjes sonë të madhe politike të keni një vit të ri të gëzuar me shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne.

Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se ky brez po paguan reformat që nuk u bënë më parë.

“Kjo pritshmëri e madhe e atij brezi të rrumpallës të arsimit shqiptar është një nga gjërat me prekëse që unë kam përjetuar në rrugën në jetën time. Secili prej tyre mund të ishte fëmija im, i cili ka lindur në një vend ku ranë totalisht të gjitha rregullat e jetesës shkollore, me gjithë lirinë dhe demokracinë erdhi dhe marramendja individuale që ka përjetuar ky vend ndonjëherë. Ky brez është pasqyra më politike për çerek shekulli. Ky brez po paguan reformat që nuk u bënë më parë.”, tha Rama

vijon…

Facebook Comments

MineralHygienics.com