Fotot e mëposhtme tregojnë avioni personal të Vladimir Putin, Ilyushin.
Ai ka kushtuar 500 milionë dollarë dhe është ekuivalenti i ‘Air Force One’ të Donald Trump.
Avioni luksoz ka një dhomë takimesh, një dhomë të plotë gjumi, palestër dhe një bar, tualet të artë dhe krevat mbretëror.
Fotot janë publikuar pas një udhëtimi që një adoleshent rus ka bërë në të.
Arslan Kaikulov, 15 vjeç, është ndër të paktë njerëz që pati mundësinë ta shohë këtë avion, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe Putin ka vendosur t’i bëjë një “nder”, në shenjë sensibilizimi me sëmundjen e tij.
15-vjeçari vuan nga një sëmundje, e cila bën që t’i rriten tumore të shumta në trup. Ai është i vetmi në Rusi, që ka këtë sëmundje të rrallë.