November 21, 2024

Messi: E dija që nuk isha në garë për “Topin e Artë”…

Lionel Messi u rendit i pesti në garën për “Topin e Artë”, por duket se këto janë gjëra që nuk e shqetësojnë shumë argjentinasin.

Ai e ka konsideruar rivalitetin me Cristiano Ronaldon si të shëndetshëm për tifozët.

Të dy kanë fituar shumë në La Liga, derisa portugezi vendosi të largohej. Për “Marca”, 3 vjeçari i Barcelonës u shpreh: “Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”, është shprehur ai. Secili prej tyre e ka fituar çmimin individual të “Topin të Artë” nga 5 herë, derisa Luka Modriç theu këtë hegjemoni”.

“Dëgjova për kandidatët dhe e dija se nuk isha në garë. Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”, përfundoi Messi, duke nënvizuar se përpos gjithçkaje ai ka prioritete më madhore në jetë se futbolli.

Gjithashtu kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës foli edhe për mundësinë e rikthimit të Neymarit. “E shoh të vështirë. Do të pëlqente të rikthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shikoj të vështirë të largohet nga Parisi”, theksoi Messi.

Në fund, ai iu përgjigj edhe edhe ftesës së ronaldos për ta vazhduar rivalitetin e tyre në Itali.

“Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim, jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshojë ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja”, përfundoi Messi.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com