November 22, 2024

Paloka: Rama, ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…ka frikë

Pas refuzimit të lejes për protestë të diasporës në Tiranë ka ardhur edhe një reagim i nënkryetarit demokrat Edi Paloka i cili në një shenim në rrjetet sociale shkruan se “frikacaku ka urdhëruar ushtar Lleshin, që në kundershtim me ligjin dhe Kushtetutën, të pengojë protesten e njoftuar nga emigrantët dhe diaspora per në daten 28 dhjetor”.

“Ka frikë sepse protesta e tyre tregon se shqiptarët brenda apo jashtë vendit, sot janë bashkë, të gjithë kundër tij, shkruan drejtuesi i lartë demokrat.

Ja postimi i plotë i Palokës:

Frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin , qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.

Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…

Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh ?
Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.

Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.
Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.

E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre , sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre…

Facebook Comments

MineralHygienics.com