Rreth 12 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Bronks” në Nju Jork. Banoret e nderteses u shprehen se zjarri erdhi nga katet e treta.
Mediat e huaja raportojnë se po hetohet për shkaqet e zjarrit. Në një reagim të parë, kryebashkiaku Bill De Blasio ka folur pas tragjedisë duke thënë se ky ishte “Zjarri më i keq i ndodhur në qytet”.