November 23, 2024

Kisha: Shqipërinë e ka mbytur korrupsioni, arroganca, lakmia!

Si kurrë ndonjëherë më parë, mesazhet e krerëve të Kishës shqiptare në këtë vigjilje Krishtlindjesh, nuk kanë qenë kaq alarmante për atë që po ndodh me shqiptarët nën këtë qeverisje.

Urimet për këtë festë të madhe janë bërë “politike”, duke ngritur shqetësimin që ka kapluar çdo familje shqiptare e çdo besimi qoftë.

Korrupsioni, arroganca, lakmia, gënjeshtra, grumbullimi i pasurive të jashtëligjshme, kanë qenë fjalët e zgjedhura në mesazhin revoltues të  Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos, ditën e sotme.

“Të gjithë e dimë se tronditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik”, deklaron ai në këtë ditë të madhe për besimtarët e krishterë.

Edhe Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, në fjalën e tij ka qenë po kaq i ashpër dhe denoncues.

“Njeriu nuk duhet të ketë nevojë të afrojë një deputet, që t’i afrohet puna. Nevojë që t paguajë një kirurg në një spital publik, që të bëjë një operacion. Nuk do të ketë nevojë që të korruptojnë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në Gjykatë”, thotë Imzot Fendo në mesazhin e tij.

Facebook Comments

MineralHygienics.com