November 22, 2024

Berisha: Verifikojini sarajet e Ramës, 4 bunkerë, 1000 metra katrorë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend, fshehjen e pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, sipërfaqen e vërtetë të vilës së tij në Surrel dhe i ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve, ta verifikojnë vetë sipërfaqen ku jeton kryeministri duke klikuar me Google Earth.

“Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr?! – tha Berisha, duke iu referuar Vetingut të politikanëve. -Sepse Edi Rama e filloi karrierët e tij si asnjë kryeministër në historinë e këtij vendi, me një vilë të ndërtuar – dhe më falni qytetarë, se dje ju dhashë informacione të gabuara, sot i kam të sakta – të ndërtuara në 4 bunkerë me diametër secili 13-16 metër dhe sipërfaqe secili prej rreth 270 metër. Në total, Edvin Kristaq Rama banon në një sipërfaqe prej njëmijë metrash katrorë.

Ju ftoj ju, të dashur studentë dhe studente, ta hidhni poshtë këtë, se unë jam kundërshtar i tij. por, klikoni në Google Earth dhe aty do të gjeni gjithçka aty të përshkruara për sarajet e Surrelit. Mjafton të përdorni përmasat dhe e gjeni se cila është sipërfaqja e banimit e njeriut që në vitin 2008 kishte deklaruar jo 2000, por 1450 euro konto bankare dhe nja treqind e ca mijë lekë llogari bankare. Pa strehim, pa asgjë. Më vonë Edi Rama u akuzua për dyqind milionë dollarë, të depozituara offshore. U akuzuan dhe të tjerë, reaguan, një për një iu përgjigjën raportit. Edi Rama heshti si fija e barit, nuk shqiptoi asnjë fjalë për raportin e OSBE-së. “De facto” s’e bëri dot se i nxirrnin kontot, i nxirrnin 200-milionshin”.

Berisha, duke iu drejtuar deputetëve të pS-së, në kushtet kur askush nga qeveria nuk gjendej në Kuvend, tha:

“Natyrisht, jo prapa të gjithëve, por pas disave unë shoh Shullazët, Bajrat, Lul Berishën… të cilëve ligji do t’ua shkulte dhëmbët brenda dy muajve; shoh të tjerë që janë të sklllavëruar, se kanë në krye banditin, kreun e meduzës, njeriun që pa dalë nga zyra, u çon bandave atë që denoncon, “prite se po ju denoncon”.

Të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Ka sjellë një largim masiv të të rinjve shqiptarë dhe vrasje shprese në çdo zemër. Edi Ramës mund t’i vësh njëqind epitete, por njëri është më domethënës: Shpresëvrasës, që ia tha studenti në Vlorë.

Edi Rama me bandat, Lul Berishën, Pllanat, bandat e Vlorës… ia ka kyçur dyert e Evropës, Shqipërisë. A e shihni sesi dy raporte ekselente të Komisionit Europian bëhen të pabvlera?! Ky amendament do të ishte mesazhi më i fortë drejtuar BE për hapjen e atyre dyerve.

Zonja dhe zotërinj, këto që them nuk janë “fiction”. Kanë emra dhe emra kanë kockat mafioze, kumbarët dhe ndrikullat. Të gjitha në këtë mazhorancë. Ndaj ju e konsideroni këtë si “gracka ku shpirti i kriminelit kapet si laraska”. Po le të kapet shpirti i kriminelit dhe te çlirohet shpirti i qytetarit.

Jam plotësisht dakord që ka probleme që ky proces mund të përdoret për qëllime politike. Të ulemi të draftojmë ligjin që askush të mos e përdorë atë për qëllime politike, që në këto ulëse të mos ulen kockat e mafias dhe përfaqësuesit e tyre.

Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr? Se e filloi karrierën e tij si kryeministër me një vilë të ndërtuar – më falni, se dje ju dhashë informacione të gabuara – sot i kam të sakta – në 4 bunkerë me diametër 4-16 metër me sipërfaqe, në total, prej njëmijë metër katrorë. Ftoj ju studentë ta hidhni poshtë këtë. Por klikoni në Google Earth dhe do të gjeni gjithçka për sarajet e Surrelit,” – theksoi Berisha.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com