Treni i pasagjereve ka dalë nga shinat këtë mesdite ne afërsi të Urës mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier duke dëmtuar disa vagona
Treni vinte me pasagjerë nga Durrësi në Fier, ndërsa nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Shkak i shkarjes se vagonave të trenit janë bërë disa traversa të cilat janë thyer, ndërsa kalonte treni.
Sipas faturinove të trenit thyerja e tranversave te hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në pune dhe kushtet atmosferike.
Fatorinot kanë thënë se treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e traversave dhe ka berë një zhurmë të madhe.
Rreth 10 vjet më parë në këtë vend është përmbysur një vagon cistern duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti.