Gjatë protestës së sotme ka ndodhur një incident mes studentëve protesues dhe deputetit Erion Braçe.
Deputeti në fjalë akuzohet se ka goditur një student ndërkohë në pamjet e videos mund të shikoni pamjet e tensionit mes Braçes dhe protestuesve të cilët bërtasin:
“Zhduku, mos i prekni studentët..”
Por çfarë e acaroi Braçen që shpërtheu para studentëve?
Mësohet se studentët kanë vazhduar të përsërisin vazhdimisht parrullën e famshme “I duam tarifat sa Erion Braçe”.