Përbërësit:
– 750 g mish të bluar, – 2 qepë, – 2 feta bukë pa kore, – 1 vezë, – Majdanoz, – Një lugë e vogël kumin – 2 lugë të vogla kripë, – Gjalpë për fërgim
Përgatitja:
Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi.
Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë.
Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.
Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës.