Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram Loredana ka ndarë emocionet e para pas lindjes së vogëlushes dhe ka treguar për ndjekësit e saj arsyen pse kishte vendosur që lajmin e shtatzanisë të mos e ndante me ta.
’Pra miqtë e mi.Vajza ime Hana është këtu.Dua të them tani se unë jam përsoni më i lumtur në botë.Nuk e kam idenë se cili është qëllimi i juaj në jetë por i imi ishte gjithmonë FAMILJA.Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa Hana ishte fshehur në stomakun tim dhe kurrë nuk kam dashur t’ju them se unë në fakt isha duke kaluar nëpër diçka tjetër.Unë jam njeri i familjes.Faleminderit Zot dhe ju falenderoj çdo njerin prej jush që më keni bërë të ndihem mirë gjatë shtatzanisë edhe pse nuk i dinit të gjitha.Pra ju them tani 2019 është vitit im.2018 ishte vetëm një shije.Falë burrit tim Mozzik ti je më i miri në botë’ shkroi ajo në postim.