November 22, 2024

Studentët rikthejnë në parlament opozitën pas bojkotit 6 mujor

Protestat e studentëve si dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë do të rikthejnë në Parlament opozitën pas një bojkoti thuajse 6 mujor.

Vendimi i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me krerët e partive aleate.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë morën pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.

Burime nga mbledhja bënë të ditur se kryetarja e LSI, Kryemadhi tha se do të jemi në parlament për studentët.

Marre nga syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com