Një torturë e vërtetë ka qenë takimi me kryeministrin, Edi Rama, ku ngecën brenda me pabesi një grup studentësh të UBT. Janë detyruar që mbi 3 orë rresht të dëgjojnë monologun e një kryeministri, i cili për t`ju shmangur thelbit të problemit ka tjerrë pa fund batuta, tashmë të dala boje.
Kur një prej studentëve të pranishëm, i bëri pyetjen e thjeshtë; “Përse kur i di të gjithë problemet e studentëve, nuk i ke zgjidhur deri më tani”, përgjigjka e kryeministrit i ka habitur të gjithë.
“Pse tani? Sepse u çove ti. Kjo protestë ka qenë shuplakë për qeverinë. Unë këto shuplaka i mirëpres sepse e bëjnë qeverinë të hapi sytë dhe të jetë më pranë njerëzve”, u përdrodh Rama.
Dhe si për ti vënë pikën logjikës së qeverisjes së tij, ai ka bërë dhe një krahasim absurd:
“Nëna ushqen fëmijën pasi ai qan. Si ti thotë fëmija nënës, pse më dhe ushqim tani pasi qava unë?”.