Protesta vazhdon dhe me e madhe se kurr. Studentet jane te vendosur ne ate qe bejne. Policët janë rreshtuar para kryeministrisë duke ruajtur rendin, ndërkohë që studentët u janë afruar atyre dhe i kanë mbuluar me flamur. Policët po ashtu i kanë shtyrë me butësi të rinjtë dhe kanë vazhduar të qëndrojnë në vendet e tyre.
Vërehet se në shkallët e Kryeministrisë vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura reklamat e ekspozitës “Graviteti Magjik” i Marc Chagall dhe i artefaktit historik “Carta Nautica Uno”, aktiviteteve artistike që zhvillohen në COD dhe po ashtu, e pacenuar edhe pema e Krishtlindjeve. Lulishtja përreth godinës së qeverisë as nuk është shkelur nga studentët, një rregull ky që ata e kanë respektuar për çdo ditë të revoltës së tyre.