Një zjarr ka shpërthyer në kopshtin e fëmijëve “Besëlidhja” në Lezhë, që shërbente edhe si konvikt për nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka”.
Fatmirësisht, nuk ka ndodhur asnjë fatkeqësi, sepse fëmijët janë evakuuar mejëhërë, pasi zjarri është pikasur në kohë.
Asnjë i mitur nuk është lënduar. Prej zjarrit janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale.
Zjarri mendohet se ka shpërthyer në mensën e kopshtit, prej rrjetit të amortizuar elektrik.