November 25, 2024

Panucci rrëfen si u njoh me partneren e tij

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folu për jetën e tij personale gjatë një interviste të dhënë një ditë më parë te Rudina në TV Klan. Gjatë bisedës, Panucci tregoi se si u njoh me partneren e tij Samantën, ndërsa shtoi se kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë.

“Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë”.

“Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”, tha trajneri i Kombëtares.

Facebook Comments

MineralHygienics.com