Protesta në Shkodër është shoqëruar sot me tensione mes policisë dhe qytetarëve.
Protestuesin denoncuan se çdo ditë janë provokuar nga Polica kur është bllokuar rruga hyrëse e qytetit.
Në përfundim të protestës mësohet se Policia ka tentuar të shoqërojnë disa protestues por kane hasur në kundërshtinë e deputetit Bardh Spahia, i cili ka ndërhyrë duke mos lejuar që protestuesit të shoqërohen në polici. Mësohet se deputeti ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e Policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lërë të qetë protestuesit.
I kontaktuar deputeti Bardh Spahia është shprehur se këto janë provokime të qëllimta të Policisë së Shtetit që duan të intimidojnë protestuesit në Shkodër të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë në ditën e katërt të saj.