Të paktën 7 njerëz kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytetin turk të Ankarasë.
Imazhet e para nga aksidenti tregojnë trenat e shkatërruar në hekurudhë dhe lokomotivat e dëmtuara në rrugën Ankara-Konya.
Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet kombëtare të shpëtimit mjekësor (UMKE) janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 06:40 të mëngjesit të së enjtes.
Zyrtarët lokalë raportuan se treni me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër, pastaj me një mbikalim.
Treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë perëndimore.
Aksidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Marsandiz, rreth 8 km nga stacioni kryesor i Ankarasë.