Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka gati tashmë një draft final për Reformën Zgjedhore.
“Një analizë për ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi sepse janë zgjedhur tre institucione baze të drejtësisë. I hapin rrugë zgjedhjes së vakancave në Gjykatë kushtetuese dhe zgjedhjes së kryeprokurorit. Kemi një draft final gati për ta votuar që ka në thelb rekomandimet e OSBE.
Dhe partive u hiqet e drejta për të pasur komisionere dhe numërues. Ne fillojmë punën në janar- mars për të garantuar voten e shqiptareëe jashtë vendit. apeli im për PD dhe LSI është të vijnë në seance për të votuar paketën e reformës zgjedhore.”