November 24, 2024

‘Ngelësit e Vienës’ me protestuesit e Tiranës: Tarifa jonë vjetore 38.4 euro

Krah studentëve që po protestojnë prej ditësh, kanë dalë dhe studentë të larguar nga Shqipëria. Me pankarta e mbështetje ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, ata janë sensibilizuar.

Si formë të solidarizimit të tyre, “ngelësit e Austrisë”, nga larg kanë publikuar “tabela” në të cilat përshkruajnë sa paguajnë në Vienë, duke cilësuar se tarifa vjetore e universitetit është 38.4 euro në vit, dhe konvikti vetëm 230 euro. Në konvikt, sipas tyre, kane internet, ujë, gaz, dhe ngrohje 24 orë. Ndërsa karta e studentit u ofron ulje në supermarkete, dyqane, kompani telefonike.

Ata japin edhe shifrat krahasuese me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, ku dallimi dhe diferenca e madhe, janë të dukshme.

“Nuk do të kishim ikur po të mos ishim ndjerë të pashprese dhe të zhgënjyer nga vendi ynë”, shkruajnë ata.

Facebook Comments

MineralHygienics.com