November 24, 2024

Rama u flet nga zyra, protestuesit i thërrasin nga sheshi

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama është duke iu drejtuar “live” studentëve me video nga rrjetet sociale, studentët po i përgjigje në kor nga sheshi përpara Ministrisë së Arsimit: Mjaft me broçkulla, kryeministër, por firmos kërkesat tona!

Një i ri që e mori fjalën tha: “I nderuar kryeministër, vetëm ti ke leverdi të jetë PS, PD dhe LSI në protestë,  ne kemi shpirtin e  pastër!”

Nëse është dikush që mundohet të përçajë protestën tonë, jeni ju kryeministër që akuzoni padrejtësishtë Partinë Demokratike dhe LSI-në. Harrojeni se studentët janë të përçarë.

Studentët e bashkuar,

Kanë për të fituar!”

Një vajzë ka folur pas të riut: Mjaft me broçkulla, z.Kryeministër, por firmos kërkesat tona!”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com