November 23, 2024

Nikolla: E bëmë për të qenë në krah të familjeve shqiptare

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mbrëmjen e sotme është e ftuar në studion e emisionit “Open” në Top Channel ku po flet për protestat e studentëve dhe po sqaron arsyet për vendosjes të tarifës për provimet e mbartura.

“Shumë studentë mbartnin provimet dhe futeshin deri në 10 herë si një parim për të demotivuar edhe mbartjen e lëndëve vit pas viti. Po thuhet se studenti që mbart provimin  do të paguajë kreditin. Nuk është këtu çështja.

Ky ishte një parim për të qënë krah familjeve shqiptare, që koha që i dedikohet studimit të jetë optimale.

Nuk ka VKM me veti prapavepruese. Efektet do nisnin pas një viti.

Ky penalitet ishte për sjelljen neglizhente të studentëve.”

Ju e mbroni idenë?

Çfarë fitonte dhe humbte qeveria? Ato tarifa i mbeten univeristetit.

Rezultoi se studentët ishin të painformuar. Se dinin kur i fillonte efektet kjo VKM. Universitetet pak kishin informuar studentët.

Nesër studentët do jenë prap aty…

Ata janë qytetarë të lirë të vendit. Ne kemi detyrën dhe kënaqësinë që ata të ngrihen të komunikojnë, dialogojnë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com