November 24, 2024

Kërkesat e studentëve, Rama publikon videon: Meqë po diskutohen, ja provat…

Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë në rrjetet sociale pak më herët ka tregua se qeveria ka ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve, sipas tij.

Ky reagim i Ramës vjen pak pas mbylljes së protestës së organizuar nga studentët, të cilët në katër pikat e kërkesave të tyre, kishin edhe përmirësimin e kushteve të konvikteve.

Postimi i plotë:

Meqe po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti.

Facebook Comments

MineralHygienics.com