November 23, 2024

Lahuta/ Sokol Shupo: Kjo është një çështje, ku fitues janë ata që lobojnë!

Studiuesi i njohur Sokol Shupo ishte pjesë e debatit në “Ftesë në 5” lidhur me vendimin e UNESCO-s për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe. Sipas tij kjo është një çështje, ku fitues janë ata që lobojnë dhe janë aktiv, e në rastin konkret serbët kanë punuar për të realizuar atë që donin. Nga ana tjetër Shupo ka fajësuar Ministrinë tonë të Kulturës dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse, që nuk kanë bërë mjaftueshëm.

“Se kemi këtu ca njerëz që nuk kanë asnjë lloj vizioni, asnjë lloj formimi apo informacioni që ta bëjnë këtë punë tamam, nuk na e ka fajin njeri”, është shprehur ai.

Facebook Comments

MineralHygienics.com