Kundërshti të mëdha në Kosove për buxhetin. Deklaratat e ministrit të Financave Bedri Hamza, i cili ka thënë se të mosvotohen projektligjet që nuk kanë mbështetje financiare dhe nuk janë të buxhetuara, kanë nxitur reagim të deputetit Lumir Abdixhiku nga Grupi parlamentar i LDK-së, i cili ka thënë se Qeveria e ka shumicën në Kuvend dhe vet i miraton ato projektligje që nuk kanë mbështetje të tillë.
Edhe sa i përket numrit të punësuarve, deputeti Abdixhiku ka thënë se të dhënat e buxhetit flasin për humbje të 16 mijë vendeve të punës dhe se duhet bërë dallim tek punësimi formal dhe joformal, raporton Koha Ditore.
Sa i përket buxhetit ai ka thënë se ky buxhet është rritur me prej Fondit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nga borxhi publik.Me një replikë ministri Hamza ka thënë të dhënat e ATK-së dhe Trustit flasin që ka rritje.
Replikë ndaj deklaratave të ministrit pati edhe nga deputeti Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se nëse ligjet janë populiste, është mirë që të bëhet reforma në skemat sociale dhe të kursehen rreth 100 milionë euro, të cilat do të transferoheshin në arsim. (b.an)