Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e parë e gjysmëfinales së Këngës Magjike dhe Orinda Huta anëtarja e jurisë është bërë nostaligjike duke kujtuar momentet e para të saja tek ‘Kënga Magjike’ kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.
‘‘Tani e di’ ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në ‘Kënga Magjike’. Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri tek kjo këngë pati shumë thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë më kishin rritur me idenë se muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që do kisha një nga këngët më të bukura të atij viti, e cila dëgjohet ende sot”,-shkruan ndër të tjera Orinda.
Gjithashtu këngëtarja ju dedikon pak fjalë artistëvë të rinj duke dashur t’i motivojë për gjithçka i pret. Orinda ka qenë pjesë e jurisë që gjykonte artistët e rinj për këtë vit. Ajo do të jetë sërish pjesë e netëve ‘live’ si pjesë e jurisë.