Zhvillimet e fundit lidhur me vrasjen e 21-vjeçares greke Eleni Tufaludhis, kanë ndodhur sot, ndodhën mëngjesin e së martës, kur një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar kanë pranuar përfshirjen në ngjarje.
Sipas medieve greke, hetimet janë përqëndruar në një shtëpi 50 km në jug të qytetit Rodos. Kjo shtëpi i përket 21-vjeçarit të përfshirë gjithashtu në ngjarje. Dy meshkujt kanë dëshmuar gjatë natës në rajonin e policisë së ishullit Rodos për atë që ndodhi në 28 nëntor, kur policia gjeti në shkëmbinj trupin e vajzës së pafat.
Babai i 21-vjeçares së pafat foli për SKAI dhe tha se falenderonte autoritetet e Portit për zbradhjen e ngjarjes dhe se ai do të largohet nga Rodos me gruan e tij dhe trupin e vajzës, në mbrëmje.
Dy meshkuj kanë kontradikta në dëshmitë e tyre lidhur me vrasjen e Elenit.
Dy të rinjtë e morën studenten nga shtëpia dhe e çuan në shtëpinë e 21-vjeçarit, ku duket se kanë kërkuar të kryejnë akte seksuale, por ajo i ka refuzuar. Ata e qëlluan në kokë dhe e hodhën në shkëmbinj, për t’u dukur si aksident.