Gjatë mbrëmjes së djeshme IKMT ka vijuar me shembjen e banesave në zonën e Shkozës, ku fillimisht është shembur një godinë e pabanuar.
Shumë prej qytetarëve kanë dalë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm për t’u përballur me forcat e policisë që janë të shumta në numër.
Mes personave që protestojnë janë edhe fëmijë me lot në sy, të cilët janë detyruar që të lënë shkollën, dhe po pëpiqen me çdo kusht që të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Ndërkaq burime bëjnë me dije se është shoqëruar një prej familjeve që ndodhet në zonë.
Janë dhjetra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.
Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projekteve zhvillimore, po për ata duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme.
Edhe dje banorët thanë për Fax Neës se atyre nuk iu është paraqitur asnjë shkresë zyrtare për shembjen e banesës së tyre dhe se punonjësit e shtetit janë duke punuar si hiena.