Lyerja e ngrohtë apo e ftohtë nga qiqrat me susam është e mirë edhe për personat me lukth të ndjeshëm, sepse lehtë tretet.
Mund ta shërbeni me bukë integrale dhe me ullinj.
Përbërësit:
– 100 gr qiqra, – 3 thelpinj hudhre, – lëng nga gjysmë limoni, – 20 g susam, – kripë, – vaj ulliri.
Udhëzim:
Qiqrat në mbrëmje zhytni në ujë dhe të nesërmen zieni.
Në blender përzieni qiqrat.
Susamin dhe hudhrën shtypeni në havan, qitni kripë dhe shtojeni në përbërjen e qiqrave.
Në fund qitni sipër pak vaj ulliri.