November 23, 2024

Takimi mes Kryemadhit dhe Bashës sot në zyrë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se në takimin janë duke u diskutuar çështjet e fundit politike në vend.

Po diskutohet për protestat e qytetarëve në Tiranë e qytete të tjera dhe strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre.

Gjithashtu besohet se diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com