Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është takuar me familjet e Bregut të Lumit, që nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim për banesat e shembura për Bulevardin e ri. Tabaku tha se në kaq vite, që nga 2013-a, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre.
“Jemi në zgjatimin e Bulevardit, – tha Tabaku, – në zonën që prek njesinë 8 dhe 9. Për këtë projekt z. Basha në 2012 siguroi fondet për zhvillimin, e cila sot nuk është e zhvilluar: pa shkolla, pa rrugë; për energjinë elektrike është investuar vetë nga banorët.
Por, këtë bekim që i erdhi zonës, megjithëse në bashki deri në vitin 2013 në bashkëpunim me qeverinë ne bëmë të gjithë vlerësimin e pronës, përgatitëm VKM për një pjesë të madhe të banorëve për lotin e parë dhe të dytë, që nga viti 2013 kur qeveria ndryshoi, nuk është maerë asnjë masë për të bërë VKM-në për dëshmpërblimin e banorëve të pjesës së fundit të bulevardit,’ tha deputetja.