Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Beratit mëngjesin e te premtes. Në kushte të një tronditjeje, një çift të moshuarish u hodh nga kati i gjashtë në pallatin ku banonin.
Pas hetimeve të para, policia bën me dije se Kujtim Agalliu, 80 vjeç, ka hedhur bashkëshorten e tij të sëmurë, 78-vjeçaren Këze, e më pas është hedhur edhe vetë.
Të moshuarit jetonin vetëm në një pallat të sapopërfunduar, në zonën e njohur si “Pjeshkorja”. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit prej vitesh.
Të afërmit pohojnë se 80-vjeçari vuante nga depresioni, ndërsa shprehin se edhe herë të tjera ka tentuar të vetëvritej.