November 24, 2024

Sulmi ndaj nxënësit sirian në Britani, mblidhen mijëra paund ndihma

Më shumë se 30 mijë paund janë mbledhur gjatë gjithë natës për një djalosh të rrahur në shkollë ndërkohë që policia britanike mban në ruajtje shtëpinë e adoleshentit që e dhunoi.

Fëmija sirian ishte viktimë e një sulmi brital që kishte agravuar në shkollë në Huddersfield, njofton The Independent.

Një fond për ndihma u ngrit pasi video e sulmit u përhap gjërësisht në rrjetet sociale dhe qindra persona ofruan donacione.

Djaloshi 15-vjeçar, që e kishte njërin krah në allçi, shihet duke u hedhur në tokë, i kapur nga qafa, nga një djalë tjetër që i thotë atij: Unë do të mbys ty!” ndërkohë ia mbush gojë me ujë, viktimës.

Pavarësisht nga grumbullimi i një turme të madhe nxënësish, pas sulmit, djaloshi lirohet vetë dhe largohet i vetmuar.

Familja e djalit besohet se ka ikur nga qyteti sirian Homs,vendndodhje e një rrethimi trevjeçar nga ushtria siriane në vitet 2011 – 2014. Por në faqen gofundme thuhet se edhe motra e djaloshut ka qënë viktimë e këtyre ngacmimeve, dhunës

Në mediat sociale, njerëz nga Huddersfield identifikuan një 16-vjeçar si sulmuesin. Faqja e tij në facebook tregonte lidhje me ekstremin e djathtë, mbështetje për Tmmy robinson dhe mbështetje për refuzimin e boris johnson për të kërkuar falje pasi tha se gratë me ferexhe dukeshin si kuti letrash.

Anëtarët e familjes së djaloshit që thuhet se ishte sulmuesi janë identifikuar dhe kanë marrë kërcënime me vdekje online. Policia u dërgua në shtëpinë e adoleshentit pasi emri dhe dhënat e tij u shpërndanë në rrjetet sociale.

Barry Sherreman, deputet i Huddersfield, tha se ai e përkrahte djalin dhe familjen e tij që në çastin e parë.

“Kuptova nga këshilli se shkolla kishte marrë veprime të forta. Do ta ndjek për t’u sigurua që e gjithë mbështetja në dispozicion të jepet”.

Zv.drejtori Steve Dodds i distruktit të Policisë së Ëest Yorkshire tha: ‘ne po hetojmë një raport për një sulm të agravuar racist mbi një 15-vjeçar, që ndodhi në fushat e lojës në shkollën e komunitetit Almondbury në orën 13:00 në 25 tetor.”

Këshilli i kirklees tha se ;as ne, as shkolla nuk e pranojmë dhunën në asnjë formë dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

Facebook Comments

MineralHygienics.com