“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga; ‘strongmani’ socialist i Tiranës, Edi Rama, është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”
Kështu shkruan Die Presse, gazeta vjeneze e njohur analizon përkeqësimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.
Pjesë nga analiza e Die Presse
Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve; ‘strongmani’ socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan.
Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre.
Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse.
Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin ‘Neë York’.
Në themelimin e “Air Albania” e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në Parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë massive.