Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret, në bazë të të cilit vendoset ligji i luftës në vend për 60 ditë.
Deklarata është publikuar në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.
Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Rada, Parlamenti i Ukrainës. Këtë të hënë deputetët ukrainas vendosin për ligjin e luftës.
Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të dielën (25.11.).
Lidhur me incidentin e së dielës ka akuza të ndërsjella nga të dyja palët. Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë.
Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre, shkruan DW.
Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.