November 23, 2024

Parlamenti Europian ngre alarmin: PPP-të, strategji me rrezik

PPP janë strategji investimi me rrezikshmëri të lartë për qevrinë dhe borxhin publik, si dhe me ndikime të konisderueshme negative në shoqëri.

Ky ishte thelbi i raportit prezantuar nga rrjeti europian për borxhin dhe zhvillimin në PE në Bruksel.

Raporti tregon një analizë të thellë të 10 projekteve të ndryshme në Kolumbi, Francë, Indi, Indonezi, Lesoto, Liberi, Peru, Spanjë dhe Suedi. Konkluzionet e tij konfirmojnë edhe përfundimet e Gjykatës Europiane të Auditimit.

Qeveria shqiptare ka përdorur masivisht kontratat e njohura si PPP, por kritikët thonë se këto kontrata fshehin borxhin publik dhe fuqizojnë një kastë të vogël oligarkësh.

Vetëm për vitin 2018 kontratat e PPP u kanë kushtuar shqiptarëve 70 mln euro, pa përfshirë kontatat e reja të miratuara gjatë këtij viti.

Facebook Comments

MineralHygienics.com