Banorët e zonës së Unazës së Re vazhdojnë protestën e tyre të nisur prej më shumë se 24 ditë.
Pavarësisht motit të keq, banorët janë të vendosur për ti dalë për zot banesave dhe bizneseve të tyre.
Banorët janë vendosur në zonën pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesore, e si pasojë edhe qarkullimin e mjeteve. I vetmi mjet që u lejua të kalonte, ishte një makinë e forcave zjarrfikëse.
Ndërkohë banorët kanë ndezur zjarr pranë protesës duke djegur goma makinash.