November 24, 2024

Vettingu, konfirmohet në detyrë prokurori, këshilltar i Arta Markut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë prokurorin Besnik Cani.

Prokurori Cani aktualisht është këshilltar i Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan. Vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.

Për kriterin e aftësisë profesionale, prokurori ka një vlerësim shumë të mirë, pavarësisht se janë hasur disa problematika në disa dosjet që ka hetuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com