November 24, 2024

Banori i Unazës ia përplas në sy Veliajt!!!

Banorët e zonës së Unazës së Re nuk kanë ndalur me akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj, madje nuk kanë nguruar t’ja thonë edhe përballë në sy.

Një banor i kësaj zone është përplasur me Veliaj gjatë takimit që kishte organizuar ky i fundit.

I lodhur nga retorika e Veliajt, banori me tone të ashpra deklaroi se “shpellarët” që po i nxjerr në rrugë, e kanë sjellë në pushtet.

Ndërkohë Veliaj tentoi ta binde atë se ky term i përdorur nga ai pak ditë më parë nuk ishte për banorët por për deputetët e PD-së.

“Ne skemi nevojë as për lavatriçe, apo për “Globin” dhe atë që ka “Globin”.

Ne luftojmë, pastaj shkojmë në marrëveshje apo negociata. Unë e kam lënë një dëshmor, quhet Aleks Nika, ai shpellari me të cilin ju keni ardhur në pushtet. Ajo pronë është ndërtuar me gjak.

Ne nuk jemi për mëshirë, nuk presim mëshirë, por trajtim dinjitoz. Çfarë prisni ju, të mos vijë opozita?

Trajtimi që na keni bërë është ç’njerëzor”- tha banori.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com