November 24, 2024

Si ta kuptoni që qeni juaj po vuan ose po kalon një periudhë depresioni

Qentë nuk kanë gojë, ata nuk mund t’ju tregojnë saktësisht se çfarë ndjejnë, por mund të tregojnë sjellje të ngjashme me depresionin njerëzor. Nëse veterineri i ka përjashtuar kushte të tjera shëndetësore, mund të keni një rast të depresionit të qenushit tuaj. Shenjat janë këto:
Nuk dëshiron më të luajë: Një qen i dëshpëruar ose i trishtuar nuk do të ketë të njëjtat nivele të energjisë dhe lojrat e ndryshme që ju mund ti ofroni nuk do të kenë efektin e zakonshëm.

Do të shihni ushqim në tasin e tij: Nëse qeni juaj nuk tregon gatishmërinë e tij të zakonshme për ushqimin e preferuar dhe po humbet peshë, mund të ketë depression.
Fjetja me opë të zgjatura: Nëse qeni juaj shpenzon më shumë kohë në shtrat se zakonisht ka diçka që nuk shkon. P.sh një qenush 15-vjeçar normalisht fle 14 orë në ditë dhe tani është rritur ky orar në 20 orë, ky është një ndryshim i madh .
Një vdekje në familje: Ju nuk jeni i vetmi që mban zi për humbjen e një anëtari të familjes ose të një kafshe tjetër qeni juaj do të mërzitet njësoj si ju. Kështu dhe ai kalon një periudhë jot të mirë.
I vetëm në shtëpi: Qeni juaj do të ndihet me patjetër i vetmuar nqs ju kaloni më shumë kohë jashtë shtëpisë se sa brënda. Ato janë qënie sociale dhe nuk janë të kënaqur kur qëndrojnë vetëm.
Ndërrimi i shtëpisë: Mos u habisni nëse qeni juaj ka vepruar çuditshëm që kur keni ndërruar shtëpinë. Ndryshimi mund të jetë i vështirë për kafshët dhe qeni juaj mund të ndihet i depresuar derisa të mësohet për mjedisin e ri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com