Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pëmes një deklarate për shtyp jashtë ambienteve të Kishës ortodokse ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë shqiptarëve. Kryemadhi mbështeti plotësisht gjithashtu edhe vendimin e bashkëshortit të saj Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryemadhi: Sigurisht që jam dakord. Mos harrojmë që është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Kam përshtypjen se Janullatos e do më shumë Shqipërinë seç e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare.