Ditën e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë “hajdut”. Sipas Bashës projekti i Unazës është një megavjedhje dhe Rama është autori i saj.
“Në 317 banesat që kërcënohem me prishje të paligjshme nga Rama. Mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse është një tragjedi jo vetëm për mijëra banorë, por vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda. Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare e hajdutëve me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime e gënjeshtra me shpresën se do arrijë të triumfojë antiligji dhe ai të kryejë një vepër barbare me prishjen e shtëpive dhe mbushjen e xhepave të tij.
Afera është e Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur”, theksoi kreu i PD.