Bunkeri i ndërtuar në komunizëm i ka hyrë në punë një mirditori por për një punë të paligjshme. Kjo pasi aty kishte fshehur drogën. Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, informon se tre persona janë arrestuar në Mirditë.
Është arrestuar 31-vjeçari Vilson Bushkola, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
Po kështu në pranga kanë rëndë edhe shtetasit F.K., 25 vjeç dhe E.M., 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike (20 doza)
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.