November 25, 2024
In this Dec. 10, 2013 photo, trucks carry containers that were unloaded from a ship at a port in Qingdao, in eastern China's Shandong province. China's export growth slowed in December while imports accelerated, possibly helping to temper fears of a slowdown in the world's second-largest economy. (AP Photo) CHINA OUT

Brexit/ Shqipëria përfiton, eksportet drejt Britanisë në nivelin më të lartë historik

Eksportet shqipetare drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë prekur nivelin më të lartë mujor historik, në rreth 312 milionë lekë.

Rritja është domethënëse, pasi nuk flet vetëm për rekord historik por edhe për një rritje me 13 herë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, kur eksportet ishin vetëm 24 milionë lekë.

Rekordi i mëparshëm ka qenë prej 122 milionë lekësh, po gjatë këtij viti, në maj.

Të dhënat nga INSTAT dhe Drejtoria e Doganave tregojnë se, rekordi ka marrë shtysë nga kategoria e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, raporton SCAN.

Janë 241 milionë lekë produktet e kësaj kategorive të eksportuara drejt ishullit gjatë tetorit, tregojnë shifrat zyrtare.

Rritjen më të ndjeshme e ka pësuar kategoria e reaktorëve nuklearë, lokomotivave, por edhe aluminit.

Të treja këto kategori mallrash kanë pësuar një rritje mujore nga thuajse zero në rreth 240 milionë lekë në total.

Në rast se tendenca do të vijojë të jetë e njëjtë, Mbretëria e Bashkuara mund të kthehet në një prej partnerëve kryesorë tregtarë të vendit tonë.

E madje, Shqipëria mund të korrë edhe përfitime nga dalja formale e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Të paktën këtë sinjalizojnë deri më tani shifrat.

Me Brexit, tregtia e jashtme e Britanisë do të duhet të rikonfigurohet pasi një pjesë e madhe e vendeve europiane do të zëvendësohen nga shtete jashtë unionit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com