November 23, 2024

Mima: Qeveria po ngre një korporatë, që do të vjedhë sipas rregullave të veta

Deputeti Florion Mima ka denoncuar tentativën e Edi Ramës që nëpërmjet një buxheti prej 13,7 miliardë eurosh të tjetërsojë krejtësisht asetet kryesore të ekonomisë shqiptare.

“Qeveria po bëhet gati të koncesionojë 13,7 miliardë euro, thotë Mima. Ajo synon të ngrejë një koorporatë publike që synon tjetërsimin e pronave publike.

Që të jetë e lirë, qeveria ka parashikuar bile që Koorporata, gjatë punës së vet për privatizimet, nuk do të ndjekë rregullat e njohura të ankandit, por do të veprojë me rregulla të miratuara nga bordi. Pra, një gjetje artistësh.

Ky do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie me sa duket”, tha Mima.

ImageImageImageImageImageImage

 

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com