November 23, 2024

Basha fajëson Edi Ramën për vdekjen e Florencit në Francë

Ai u ndalua nga policia për mungesë dokumentacioni dhe pas refuzimit të azilit ai ishte tërhequr nga azili dhe do të kthehej në atdhe pranë familjes së tij për të kaluar festat e fundvitit. 

Por para këtij gëzimi, ai u gjet thuajse i vdekur në qeli dhe u dërgua në spital ku kaloi në vdekje klinike. Mbrëmë spitali i hoqi aparaturat që e mbanin në jetë, ndërsa familja nuk ishte dakord. Për vdekjen e tij ka nisur një hetim nga autoritetet franceze, pasi paraprakisht u fol për vetëvrasje por faktet e nxjerra hedhin hije dyshimi mbi atë se çfarë ka ndodhur. 

“Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!”, shkruan lideri demokrat në rrjetin social Facebook. 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama që vazhdimisht bën postime në rrjetet sociale, ende nuk ka shkruar asnjë gërmë për të riun nga Shqipëria që vdiq në një situatë të mbushur nga misteri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com