November 25, 2024

Ish-i fejuari kërkon sërish unazën pas ndarjes

Nëse nuk e keni marrë vesh ende, Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë fund fejesës së tyre! Ata u tërhoqën nga planet e dasmës, pas dy vitesh lidhje me shpjegimin se marrëdhënia mes tyre ishte bërë e padurueshme.

Sigurisht, që një ndër pyetjet kryesore që kemi në mëndje është fati i unazës me diamand që kushton plot 2 milionë dollarë? Jo për gjë, por janë shumë para!

Sipas “TMZ”, aktori ka kërkuar që Paris t’ia kthejë mbrapsht unazën, me të cilën e propozoi në Paris. Por problemi qëndron se ajo as nuk e ka ndërmend t’ia kthejë!

Chris nuk ka shkuar ende t’ia kërkojë ballë për ballë, por që nuk është aspak çudi që gjërat të përfundojnë në këtë mënyrë!

Facebook Comments

MineralHygienics.com