November 24, 2024

Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni

Policia në Maqedoni ka arrestuar mbrëmjen e sotme ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërguar në ambientet e paraburgimit të Shutkës.

Arrestimi i Sasho Mijallkov ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim të pushtetit, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si kreu i DSK-së në periudhën e qeverisjes së Nikola Gruevskit.

Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Facebook Comments

MineralHygienics.com