Një 33-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi goditi infermierin në spital.
Besnik Dashhana, ra në pranga pasi duke marrë mjekim, për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit, shtetasin A.N., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.